Ferizaj/ Gjendet një mjet shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore

Kronikë e zezë

Ferizaj/ Gjendet një mjet shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore

Më: 3 prill 2021 Në ora: 09:53
Foto ilustruese

Një mjet shpërthyes, predhë e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur nga një banor i fshatit Lloshkobare të Ferizajit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, banori kishte hasur në këtë mjet duke punuar në truallin e tij dhe njësia për deminim e KFOR-it, ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte duke punuar në truallin e tij, kishte hasur në një mjet shpërthyes (predhë e Luftës së Dytë Botërore).

Njësia për deminim e KFOR-it, ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar“, thuhet në raportin e Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat