Tenton të vetëvritet një e mitur në Strehimoren për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje

Kronikë e zezë

Tenton të vetëvritet një e mitur në Strehimoren për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje

Më: 4 prill 2021 Në ora: 07:58
Ilustrim

Një vajzë e mitur ka tentuar t’i japë fund jetës së saj pasditen e djeshme rreth orës 14:13, në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj.

Burime të sinjali brenda policisë së këtij rajoni kanë bërë të ditur se e mitura ishte e strehuar në Strehimore për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje.

Këto burime kanë thënë se ajo ka provuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i parë i objektit të kësaj qendre.

Për shkak të hedhjes nga kjo lartësi, e mitura ka pësuar lëndime trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat