Katër persona lëndohen në aksidentin ku u përfshinë tre automjete në Prishtinë

Kronikë e zezë

Katër persona lëndohen në aksidentin ku u përfshinë tre automjete në Prishtinë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:00
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 18:19) -Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dhe janë lënduar katër persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.

***

Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në hyrje të Prishtinës, saktësisht te rrethi i madh.

Në aksident janë të përfshira tri automjete.

Në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës dhe njësiti i Zjarrfikësve.

Në këtë aksident dyshohet për disa të lënduar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat