Policia ndërprenë një aheng familjar në Prishtinë, denon 86 persona

Kronikë e zezë

Policia ndërprenë një aheng familjar në Prishtinë, denon 86 persona

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndërprerë një aheng familjar në Prishtinë ku nuk janë respektuar masat anti-Covid.

Nga Policia e Kosovë kanë konfirmuar për media se janë shqiptuar 86 masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin  për parandalimin e dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe dy fletëparaqitje  nga Inspektorët e AUV-it.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 04 prill  2021– Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së   Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim  dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka. Me fokus të veçantë  respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 16:00, kanë ndërprerë një aheng familijar dhe kanë shqiptuar:

-Tetëdhjetë e gjashtë (86)masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin  për parandalimin e dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe dy (2) fletëparaqitje  nga Inspektorët e AUV-it.

E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat