Një femër ndërron jetë si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmë në Drenas

Kronikë e zezë

Një femër ndërron jetë si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmë në Drenas

Më: 5 prill 2021 Në ora: 08:45
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Terstenik të Drenasit.

Si pasojë e këtij aksidenti  në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë viktima femër.

Raportohet se viktima femër përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tipit ‘Renault’ me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës është vetaksidentuar dhe si pasojë dy viktima femra kanë pësuar lëndime trupore.

“Njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat