Raportohen para të falsifikuara në Prishtinë, Suharekë e Rahovec

Kronikë e zezë

Raportohen para të falsifikuara në Prishtinë, Suharekë e Rahovec

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tre raste të raportimit të parasë së falsifikuar.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Suharekë e Rahovec.

Prishtinë, 06.04.2021 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar para të gatshme,  që dyshohet të jenë të falsifikuara.. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

Suharekë, 06.04.2021 – 16:45. Nga një bankë është raportuar se nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë deponuar para në vlerë 200 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë konfiskuar për ekzaminim, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me konsultim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rahovec, 06.04.2021 – 09:45. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, në bankomat kishte deponuar 340 euro para të dyshuar të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat