​Konfiskohen qindra doza kanabis e kokainë, dy të arrestuar në Tiranë

Kronikë e zezë

​Konfiskohen qindra doza kanabis e kokainë, dy të arrestuar në Tiranë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Policia në Shqipëri ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat