Gjendet i vdekur roja i një fabrike në Rahovec

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur roja i një fabrike në Rahovec

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Policia njofton se mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur roja i një fabrike në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit.

Viktima është gjetur i vdekur nga pronari i fabrikës.

“Rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetë i vdekur në një barakë. Vendit të ngjarrjës i është përgjigjur fillimishtë patrulla policore nga Stacioni policer – Rahovec, si dhe hetuesit Rajonal, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjën e personit.

Më urdhëresë të prokurorit kujdestar trupi I pajetë dergohet në IML-e për obduksion”, ka konfirmuar policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat