Ndalohet për 48 orë personi i cili kanosi prokurorin e Prokurorisë Speciale

Kronikë e zezë

Ndalohet për 48 orë personi i cili kanosi prokurorin e Prokurorisë Speciale

Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë të ditur se dje me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, personin me inicialet H.M., në drejtim të veprës penale “Kanosja”

“Personi i lartcekur, është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, brenda objektit të këtij institucioni.

Kujtojmë se Prokurori i Shtetit është i lirë në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, prandaj raste të tilla do të trajtohen me prioritet të lartë dhe seriozitet”, thuhet në njoftimin për media. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat