Arrestohet i shumëkërkuari në Mitrovicë, akuzohet për dy vepra penale

Kronikë e zezë

Arrestohet i shumëkërkuari në Mitrovicë, akuzohet për dy vepra penale

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin A.O, 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale lëndim i rëndë trupor dhe sulm.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një pune hetimore dhe lidhet me një rast të ndodhur, më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprat penale lëndim i rëndë trupor dhe sulm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat