Drenas: Rrah djalin, për shkak se nuk ndjeki mësimet online

Kronikë e zezë

Drenas: Rrah djalin, për shkak se nuk ndjeki mësimet online

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një person i dyshuar nga fshati Komoran në komunën e Drenasit dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit-fëmijës së tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Dyshohet se i njëjti ushtroi dhunë mbi djalin për shkak se , viktima nuk kishte ndjekur mësimet online.

Me këtë rast djalit i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës.

I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat