Punonjësi “ia punon” pronarit, merr lekët e kompanisë dhe largohet

Kronikë e zezë

Punonjësi “ia punon” pronarit, merr lekët e kompanisë dhe largohet

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:25
Ilustrim

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në kompaninë ku punonte.

Policia bën me dije se 45-vjeçari me inicialet Sh.E., është larguar menjëherë pas vjedhjes, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. E., 45 vjeç, pasi në Kavajë, duke qenë punonjësi i një kompanie ka shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat