Arrestohet grabitësi serial

Kronikë e zezë

Arrestohet grabitësi serial

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative të ndërrmarra, në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: R.B . mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat