Vetëm dje 3 gra u bënë viktima të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Vetëm dje 3 gra u bënë viktima të dhunës në familje

Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Tri gra dje kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e dhunës në familje.

Rasti i parë ka ndodhur në Podujevë, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, femër.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, ka informuar policia.

Rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast është arrestuar një burrë, pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ndërsa, rasti i tretë ka ndodhur në Obiliq, ku një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili i ka  shkaktuar lëndime trupore.

“Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor. Njësiti policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe nuk  e kishte hasur në shtëpi.Rasti është duke u hetuar.”, ka informuar policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat