Aksident në fshatin Peran të Podujevës, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në fshatin Peran të Podujevës, dy të lënduar

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar sot në fshatin Peran të Podujevës, pas një aksidenti mes dy veturave.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat