Vetëvritet një person në Bresalc të Gjilanit

Kronikë e zezë

Vetëvritet një person në Bresalc të Gjilanit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Një person ka kryer vetëvrasje sot në mesditë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se viktima është i gjinisë mashkullore dhe është shtetas i Kosovës, ndërkohë ende nuk dihet mosha dhe motivi pse ka kryer vetëvrasje.

“Po, mesditen e sotme një person është gjetur pa shenja jete në Bresalc të Gjilanit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit. Viktima është mashkull, shtetas i Kosovës. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë Hashani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat