Sekuestrohen shuma parash të falsifikuara, arrestohen 7 persona në Elbasan

Kronikë e zezë

Sekuestrohen shuma parash të falsifikuara, arrestohen 7 persona në Elbasan

Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:03
Ilustrim

7 persona janë arrestuar në Elbasan, pasi janë kapur me shuma parash të falsifikuara.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “World Coins”, pas një hetimi disamujor,

Policia bë me dije se në pranga kanë rënë A. L., 29 vjeç, banues në Fier; J. H., 26 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 31 vjeç, banues në Kavajë; K. B., 26 vjeç, banues në Elbasan; D. K., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe M. M., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi N. Ll., banues në Elbasan.

Bëhet e ditur se janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të falsifikuara dhe mjetet që shërbenin për prodhimin e kartëmonedhave false.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier e në vende të tjera.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku, etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat