4 të lënduar nga aksidenti në Tiranë, drejtuesi i automjetit: U bllokua sistemi i drejtimit

Kronikë e zezë

4 të lënduar nga aksidenti në Tiranë, drejtuesi i automjetit: U bllokua sistemi i drejtimit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

4 pasagjerë mbetën të lënduar lehtë nga aksidenti i regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Gazetari i ABC Ermal Vija bëri me dije se drejtuesi i autobusit ka deklaruar se i është bllokuar sistemi i drejtimit dhe këtë mënyrë ka humbur kontrollin, duke shkaktuar edhe aksidentin.

Ndërkohë autobusi u aksidentua me një automjet tjetër dhe më pas është përplasur me Ministrinë e Transportit.

Ndërkohë dyshohet se shpejtësia dhe lagështira kanë qenë një tjetër shkak që kanë sjellë aksidentin.

Sakaq autoritetet tashmë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur largimin e autobusit të aksidentuar nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat