Tri raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Tri raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri të raportimit për falsifikim të parasë në rajonin e Prishtinës.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Preoc të Graçanicës dhe në Lipjan.

Tani mund ta siguroni zyrën tuaj në Dukagjini Center – qendra më e madhe tregtare brenda Prishtinës

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 20.04.2021 – 14:00. Një femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë 50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar.  Rasti vazhdon të hetohet.

Fsh. Preoc, Graçanicë 20.04.2021 – 15:30. Një femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar.  Rasti vazhdon të hetohet.

Lipjan (EN: 098-129) 20.04.2021 – NN. Një femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë 100 euro dhe një monedhë 2 euro  që dyshohet të jenë të falsifikuar.  Rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat