​IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për sulm seksual

Kronikë e zezë

​IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për sulm seksual

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës pas marrjes së informacioneve sipas të cilit dyshohej se një zyrtar policor i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan kishte kryer veprën penale “sulm seksual”, ka arrestuar sot këtë të fundit, të cilit me vendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Zyrtari policor akuzohet se ka kryer veprën penale të “sulmit seksual” dhe i njëjti dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e këtij rasti - një e mitur.

Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari është suspenduar deri në përfundim të hetimit.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan, njofton Inspektorati Policor i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat