Paraburgoset personi që rrahu babanë dhe vëllain e tij

Kronikë e zezë

Paraburgoset personi që rrahu babanë dhe vëllain e tij

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit A.L për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Gjykata thotë se ai më 20 prill në banesën e përbashkët familjare në Prizren ka kryer dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.

Deri te dhuna erdhi pas një mosmarrëveshje paraprake pasi që të dëmtuarit kishin tentuar t’i japin terapinë mjekësore të pandehurit, në atë moment i pandehuri në mënyrë agresive dhe me zë të larët i drejtohet të pandehurve, më pastaj edhe i sulmon fizikisht të dëmtuarit duke i goditur me grushte si dhe duke i kafshuar me dhëmbë, me të cilat veprime tek të dëmtuarit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të shqetësimit

Gjyqtari i procedurës, gjithashtu ka lëshuar urdhëresë për ekzaminim psikiatrik për të pandehurin ashtu që Instituti adekuat duhet të vërtetojë faktin se i pandehuri A.L, a ka qenë në gjendje të kuptojë natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve në kohën e kryerjes së veprës penale dhe të konstatohet se në çfarë gjendje psikike mendore ka qenë gjatë kësaj kohe, si dhe të konstatohet se në kohën e kryerjes së veprës penale aftësia e tij mendore a ka qenë e zvogëluar.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjyqtari ka vlerësuar peshën e veprën penale, dhe rrethana tjera sikurse faktin që i pandehuri A.L., me të dëmtuari jetojnë në ambient të përbashkët, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, si dhe duke u nisur nga fakti se i pandehuri është recidivist i veprës së tillë penale, caktimi i paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat