Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për organizim të lojërave të fatit

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për organizim të lojërave të fatit

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit me inicialet A. Th.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri prej muajit qershor 2019 deri më datë 18 shtator 2020, në mënyrë të vazhdueshme në lokalin “Rojall” në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në territorin e fshatit Karaçevë të Komunës së Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror  për vete  apo për personin tjetër dhe në kundërshtim me Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit, ka bërë  organizimin e  lojërave të cilat janë të  ndaluara me ligj.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “organizimi  i skemave  piramidale  dhe bixhozit  të paligjshëm” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat