Sulmohet rojtari i pyllit në Kërpimeh të Podujevës

Kronikë e zezë

Sulmohet rojtari i pyllit në Kërpimeh të Podujevës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Një rojtar i pyllit në fshatin Kërpimeh të Podujevës është sulmuar, me ç’rast ka pësuar edhe lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ndërkohë që është njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Tashefc, Kërpimeh, Podujevë 21.04.2021 – 11:24. Ankuesi mashkull  kosovar roje e pyllit ka raportuar se deri sa ka tentuar që të bëjë fotografimin e vendit të ngjarjes është sulmuar nga i dyshuari mashkull  kosovar dhe si pasojë ka të lënduar gishtin e dorës . Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në Podujevë e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se deri më tani, i dyshuari ende s’është intervistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat