I shpallur në kërkim për vjedhje me armë, arrestohet në Kakavijë 33-vjeçari

Kronikë e zezë

I shpallur në kërkim për vjedhje me armë, arrestohet në Kakavijë 33-vjeçari

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:18
Kakavijë

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me armë është arrestuar sot në Kakavijë.

I riu nga Kurbini ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim.

33-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat