Dy persona e ndalin një tjetër e derisa ai ikë e gjuajnë me armë

Kronikë e zezë

Dy persona e ndalin një tjetër e derisa ai ikë e gjuajnë me armë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij rreth orës 23.10 të së enjtes në kryeqytet, dy persona të pa njohur për të i kanë bërë me shenjë të ndalet, pasi është ndalur njëri nga ta ka ekspozuar armën.

Viktima ka tentuar të ikë dhe i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij duke qëlluar në veturë me katër predha. 

Policia njofton se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se viktima nuk ka lëndime vetëm janë vërejtur predhat në veturën e tij. 

Të dyshuarit nuk janë takuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore si vrasje në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat