Plagoset me thikë polici gjatë mbylljes së votimit në Fushë Arrëz

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë polici gjatë mbylljes së votimit në Fushë Arrëz

Më: 25 prill 2021 Në ora: 20:45
Ilustrim

Në Fushë Arrëz, në orën 19:00 mësohet paraprakisht se gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili u dërguar për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë grupi hetimor, në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Vijon...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat