Arrestohet 18 vjeçari E.G, dyshohet se është i përfshirë në 9 vjedhje të rënda në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet 18 vjeçari E.G, dyshohet se është i përfshirë në 9 vjedhje të rënda në Prishtinë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:48
Ilustrim

Policia e Kosovës e veshur me rroba civle ia ka arritur që të lokalizoj një 18 vjeçar sot në lagjen “Tophane” në Prishtinë,  i dyshuar se është përfshirë në disa vjedhje të rënda.

“Sot, në lagjen Tophane në Prishtinë, hetuesit policor  të stacionit Policor Qendra, të cilët (me rroba  civile) janë të përfshirë ne Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa vjedhjeve të rënda”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në Prishtinë.

Sipas policisë rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve në  ai që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:   E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Policia ka vënë në dukje se personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 9 raste të vjedhjeve të rënda ,që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat