I bëri presion psikologjik dhe i mori 15-vjeçares 20 mijë lekë, arrestohet i riu

Kronikë e zezë

I bëri presion psikologjik dhe i mori 15-vjeçares 20 mijë lekë, arrestohet i riu

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:47
Ilustrim

Një 15-vjeçare është gjendur në një situatë të vështirë, ku nëpërmjet presionit psikologjik, një 24 vjeçar i ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Bëhet fjalë për rreth 20 mijë lekë.

Për këtë arsye mësohet se si riu i identifikuar me inicialet E.Z., është vënë në prangat e policisë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat