Babai nga Vushtrria thotë se dy persona tentuan t’ia rrëmbejnë djalin 11-vjeçar

Kronikë

Babai nga Vushtrria thotë se dy persona tentuan t’ia rrëmbejnë djalin 11-vjeçar

Më: 4 maj 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në polici se dy persona të maskuar kanë tentuar t’ia rrëmbejnë djalin 11-vjeçar, para hyrjes së objektit ku banon.

Deri tash, nuk ka të arrestuar për këtë rast, por se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

“Rr. Blerim Zuqaku, Vushtrri 02.05.2021-23:07. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rasti është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat