Grabitet një dyqan në lagjen “Mati 1” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitet një dyqan në lagjen “Mati 1” në Prishtinë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Një dyqan është grabitur në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer ngado të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat