Persona të panjohur e djegin shkollën në Suharekë

Kronikë e zezë

Persona të panjohur e djegin shkollën në Suharekë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Persona të panjohur e kanë djegur një shkollë të vjetër e cila nuk ishte në funksion, në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Kështu ka raportuar dje në Polici drejtori i shkollës.

Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërsa nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

“Fsh. Mushtisht, Suharekë 05.05.2021 – 06:30. Ankuesi mashkull  kosovar  drejtor i shkollës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat