Përfundon aksioni policor tek Zona Industriale, nuk ka mjet shpërthyes

Kronikë e zezë

Përfundon aksioni policor tek Zona Industriale, nuk ka mjet shpërthyes

Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 24:38) - Ka përfunduar tashmë aksioni policor pas raportimeve mbi dyshimin për mjet shpërthyes në një Qendër Tregtare në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës veçse ka larguar shiritin sinjalizues për rrezikshmëri meqë aty nuk është hasur në ndonjë mjet shpërthyes siç dyshohej.

Veç kësaj edhe personeli përgjegjës është lejuar të hyjë brenda objektit të Qendrës Tregtare ku dhe kishte dyshime për eksploziv.

E gjithë kjo sipas dëshmitarëve erdhi kur një person la të enjten që nga ora 15:00 një çantë dore, duke mos u kthyer për ta tërhequr përsëri as pas shtatë orësh, derisa u vërejt nga punëtorët pas përfundimit të orarit të tyre të punës.

***

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin’, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat