Lajmi i fundit: Vrasje në Vitomiricë të Pejës

Kronikë e zezë

Lajmi i fundit: Vrasje në Vitomiricë të Pejës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Një vrasje ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, mesditën e sotme.

Siç ka mësuar Sinjali, dyshohet se viktima është një burrë rreth të 60-ave i cili ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë.

Teksa, dy persona të dyshuar lidhur me vrasjen janë arrestuar dhe gjenden në stacionin policor në Pejë duke u intervistuar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia në Pejë.

“Rreth orës 13:00 në rrugën “Hysen Hykaj”, rajoni 3, Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar në përleshje me thikë, një person është lënduar dhe është dërgu në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Rreth orës 13 e 25 mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe për momentin janë në stacionin policor duke u intervistuar”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat