Gruaja shkon të tërheqë para në bankomat, kërcënohet me jetë

Kronikë e zezë

Gruaja shkon të tërheqë para në bankomat, kërcënohet me jetë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:35
Foto ilustruese

Rreth orës 09.40 të së shtunës qytetarja me inicialet A. M, punonjëse e një kompanie sigurimesh në Sarandë  shkoi  tek bankomati i BKT për të tërhequr një shumë lekësh, sipas kërkesave të saj.

Në momentin kur po kryente veprimet një i ri, i pa maskuar po me syze iu afrua dhe i vuri një thikë në ije, në një mënyrë për të mos u parë nga të tjerë, dhe njëherësh duke e kërcënuar  që ajo t’i jepte lekët që do merrte nga bankomati, ose në të kundërt të bënte një tjetër tërheqje.

Qytetarja, i thoshte se nuk kam më shumë, kaq kam. Ndërkohë ai vazhdonte duke i thënë 'o më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën  apo lekët.'

Në këto momente qytetarja mundi të shkëputej edhe pse e tronditur për çfarë kish përjetuar në pak caste tek bankomati, u drejtua në Komisariatin e Policisë për të bërë denoncimin për rastin. Sipas saj, personi ishte i panjohur për të. Policia po punon për identifikimin e autorit.

'Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe. Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.'- njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat