Lëndohen 13 persona në një aksident në Grackë të Vjetër të Lipjanit

Kronikë e zezë

Lëndohen 13 persona në një aksident në Grackë të Vjetër të Lipjanit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Trembëdhjetë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Gracke e Vjetër në Lipjan.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

“Në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete”, tha Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 13 persona.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, shtoi ajo. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat