Askident mes veturës dhe traktorit

Kronikë e zezë

Askident mes veturës dhe traktorit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni mes një veture dhe traktorit që ka ndodhur sot rreth orë 16:00 në fshatin Llugë të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë një veturë dhe një traktor.

Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti. Bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat