Në natën e Bajramit, prizrenasi rrah nënën e bën për spital

Kronikë e zezë

Në natën e Bajramit, prizrenasi rrah nënën e bën për spital

Më: 13 maj 2021 Në ora: 10:46
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi i njëjti sipas policisë e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast në raportin 24 orësh.

Në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Prizren 12.05.2021: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat