Zhduket një grua me probleme mendore nga Fushë Kosova

Kronikë e zezë

Zhduket një grua me probleme mendore nga Fushë Kosova

Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Kishte dalë nga shtëpia ditën e fundit të Ramazanit dhe nuk ishte kthyer më një grua me probleme psiqike.

Djali i saj e ka raportuar tek policia zhdukjen e saj derisa policia janë vënë në kërkim.

Policia njofton se në Fushë Kosovë me 12 maj 2021, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, nëna e tij femër e cila është me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. 

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti si person i zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat