Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat