Vdes njëri prej të lënduarve në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kronikë e zezë

Vdes njëri prej të lënduarve në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Ka vdekur njëri prej personave që mori lëndime në aksidentin që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Podujevë më fshatin Shakovicë.

Mësohet  se ngasësi i njërit automjet ka ndërruar jetë. I njëjti gjatë vozitjes ka pasur probleme shëndetësore, që kanë çuar deri tek aksidenti.

Ndryshe, gjatë ditë së sotme u raportua se dy persona kishin marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat