Gjashtë persona të maskuar dhe të armatosur, Policia në Fushë Kosovë po heton rastin

Kronikë e zezë

Gjashtë persona të maskuar dhe të armatosur, Policia në Fushë Kosovë po heton rastin

Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se ka vërejtur gjashtë persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur.

Rasti ka ndodhur të dielën, në ora 01:10 në Fushë Kosovë.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se janë vërejtur 6 persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur. Personat e dyshuar kanë raportitur armët dhe kanë kërkuar nga ankuesi që të mos ndez dritat dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relavante policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat