Pejani qëllon me pushkë ajrore dy persona

Kronikë e zezë

Pejani qëllon me pushkë ajrore dy persona

Më: 19 maj 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një burrë nga Peja ka qëlluar me pushkë ajrore dy persona, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Mustafë Kelmendi” në Pejë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë  ajrore.

“Rr. Mustafë Kelmendi, Pejë 18.05.2021-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka qëlluar me pushkë ajrore dy viktimat meshkuj kosovarë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore”, njofton policia.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dy viktimat  kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat