​Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet një person në Drenas

Kronikë

​Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet një person në Drenas

Më: 19 maj 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Drenas me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia ka treguar se i dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së martës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu kanë njoftuar se rastin po vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat