Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Numër i madh i rasteve të dhunës në familje vazhdojnë të raportohen nga dita në ditë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit katër raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit tri nga këto raste ishin kur bashkëshorti ka rrahur gruan.

Prishtinë 18.05.2021 – NN. Është raportuar se nxënësja femër kosovare ka ardhë në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Prishtinë 22.05.2021-19:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 22.05.2021 – 05:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.

Lipjan 22.05.2021-22:30. Është arrestuar  dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj  bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat