​Arrestohet një zyrtar policor për marrje ryshfeti

Kronikë e zezë

​Arrestohet një zyrtar policor për marrje ryshfeti

Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës - Departamenti i Hetimeve sot ka arrestuar në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale marrje të ryshfetit.

Hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative hetimore.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë Themelore të Pejës në këtë rast kanë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

Zyrtarit të arrestuar, i cili ka qenë i angazhuar në policinë kufitare stacioni policor kufitar i Qafë Prushit, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me rastin, në konsultim dhe koordinim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat