Rrahja masive mes nxënësve në Prishtinë, policia arreston dy persona

Kronikë e zezë

Rrahja masive mes nxënësve në Prishtinë, policia arreston dy persona

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:53
Rrahja masive mes nxënësve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e përleshjes fizike mes disa nxënësve në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Policia e Kosovës, lidhur me incidentin e ndodhur ditë më parë në rrugën “Zija Shemsiu” të lagjes “Dardania” të Prishtinës ku ishin përfshirë disa nxënës, pas veprimeve operative hetimore ka identifikuar dhe njëherit arrestuar dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve gjyqtari i procedurës paraprake iu ka vazhduar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.”

“Në incidentin i cili kishte ndodhur jashtë objektit dhe hapësirave shkollore, njëri prej nxënësve kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, përderisa Policia e Kosovës është duke vazhduar hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të përfshirë në rast.”

“Policia e Kosovës lidhur me këtë rast por edhe rasteve tjera të cilat kryesisht kanë ndodhur jashtë objekteve dhe hapësirave shkollore, e të cilat nuk janë ndërlidhur me procesin mësimor apo me sigurinë në shkolla, ka ndërmarrë dhe po vazhdon të ndërmerr veprime konkrete përmes planit operativ “ Siguria në Shkolla””, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Përveç planeve operative që janë në vijueshmëri, policia ka angazhuar edhe njësi patrulluese me rroba civile, zyrtarë sektorial dhe zyrtarë policor të njësisë së komunitetit, të cilët organizojnë takime me drejtori të arsimit komunale, drejtori të shkollave, kujdestarë të shkollave, me këshille komunale për siguri në bashkësi, me këshille lokale për siguri publike me këshille të prindërve si dhe në vazhdimësi mbajnë ligjërata të ndryshme në mënyrë që të sensibilizojnë nxënësit dhe të parandalohen dukuritë e tilla negative”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat