I grabiten telefonat dhe ari tri femrave nga tre meshkuj

Kronikë e zezë

I grabiten telefonat dhe ari tri femrave nga tre meshkuj

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Tri femra derisa po rrinin tek shtëpia e tyre në Klinë rreth orës 22.05 të enjten, tre persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë.

Policia njofton se tre të dyshuarit duke përdorur forcë ndaj viktimave ju kanë grabitur telefonat.

Si dhe një sasi stoli ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. 

Rasti është në procedurë hetimore si grabitja nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat