Rrahje mes 6 personave në Fushë Kosovë, përdoren edhe shufrat e metalit

Kronikë e zezë

Rrahje mes 6 personave në Fushë Kosovë, përdoren edhe shufrat e metalit

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar për një rast rrahje në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku ishin përfshirë 6 persona.

Rrahja kishte ndodhur në parkingun e një autolarje.

“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet gjashtë (6) personave, kishte ndodhur një përleshje fizike ku disa prej te dyshuarve kishin përdorur mjete të forta (shufra metali) dhe si pasojë e rrahjes, tre prej te dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Dy të lënduarit janë liruar nga tretmani mjekësor , ndërsa njëri prej të lënduarve ende është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të gjithë te dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat