Mbi 40 aksidente brenda ditës, dy prej tyre me fatalitet e shumë të lënduar

Kronikë e zezë

Mbi 40 aksidente brenda ditës, dy prej tyre me fatalitet e shumë të lënduar

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Numër i madh i aksidenteve janë shënuar gjatë muajve të fundit. Në 24 orëshin e fundit janë regjistruar dy aksidente me fatalitet, 21 të tjerë me të lënduar si dhe 26 me dëme materiale.

Njëri nga aksidentet me fatalitet i cili ndodhi dje mori jetën e katër personave.

“Fsh. Koshare, Ferizaj, 06.06.2021 – 15:35. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoj, katër persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt dhe QKUK. Me vendim të prokurorit, njëri nga vozitësit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupa e pa jetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”.

Përpos kësaj si pasojë e një aksidenti trafiku ndërroi jetë edhe një i ri në fshatin Korroticë e lartë të Gllogocit.

“Fsh. Korroticë e lartë, Gllogoc  06.06.2021 – 18:30. Vozitësi mashkull kosovar me veturën, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasoj, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pa jetë të viktimës e ka marr mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përgjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar  1 mijë e 184 tiketa  për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat