​Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

​Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar sot tre persona, të cilët ishin në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.

Personat e arrestuar janë:

A. G., mashkull (26), i dënuar me burgim nga ana e gjykatës, E. K., mashkull (28), i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje, si dhe H. S., mashkull (28), i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë thotë se do të jetë vazhdimisht e angazhuar për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat